Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

4 months ago 7
Reklamë

Një mbrëmje e veçantë i ka shënuar banorët e “Big Brother VIP 3” mbrëmjen e djeshme, pasi u dha mundësia të përjetësojnë kujtimet e tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri nëpërmjet artit të tatuazheve.

Një zarf i bardhë, i cili erdhi si surprizë për banorët, mbante një njoftim intrigues: të gjithë banorët do të kishin mundësinë të bënin një tatuazh dedikuar përvojës së tyre në edicionin e sivjetmë të BBV.

Njëri nga banorët, Romeo, vendosi të shprehte një dimension unik të qëndrimit të tij në BBV përmes një tatuazhi.

Ai zgjodhi që të bëjë në krahun e tij figurën e një ketrushi të nervozuar, një simbol që mbart një kuptim të veçantë për të. Kjo zgjedhje është frymëzuar nga një mesazh që e ëma e Heidit i kishte dërguar disa ditë më parë në segmentin “Big Love”, ku e përshkruante vajzën e saj si “ketrushe”.

Siç duket, Romeo ka kërkuar që këtë kujtim dhe dedikim të veçantë ta mbajë me vete përjetë në trupin e tij, një veprim që tregon gjithashtu dhe dashurinë që kultivon për Heidin.

Tatuazhi i tij reflekton jo vetëm një moment ose gjendje emocionale që ka ndjerë gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe pasionin dhe ndjenjat e tij të thella.

Tatuazhet e tyre do të mbeten si kujtime të pashlyeshme që simbolizojnë rrugëtimin dhe transformimin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Read Entire Article