Ronaldo thyen heshtjen për Topin e Artë të tetë të Messit, qesh nga zilia

11 months ago 7

Cristiano Ronaldo i është përgjigjur Lionel Messit që fitoi Topin e Artë të tij të tetë duke komentuar me ‘emoji’ duke qeshur nën një video që tallte ish-rivalin e tij.

Fitorja e rekordmenit argjentinas mbrëmë në Paris e çoi atë tre trofe para sulmuesit të Al-Nassr, Ronaldo.

Gazetari spanjoll Tomas Roncero postoi një video ku tha: “Përshëndetje miq. Ajo që ne dinim ndodhi, ata do t’i jepnin sërish Messit një tjetër Top të Artë”.

“Ai shkoi të pensionohej në Miami, edhe pse tashmë dukej sikur ishte pensionuar në PSG duke u përgatitur për Kupën e Botës. Ka fituar Botërorin, po mirë, por me gjashtë penallti… Botërori ka qenë dhjetë muaj më parë, është nëntor”.

“Messi ka tetë Topa të Artë, ai duhet të kishte pesë. Ai ka Topin e Artë të Iniesta/Xavi, atë të Lewandowskit që fitoi gjashtë trofe në një sezon dhe atë të Haaland që ishte golashënuesi më i mirë”.

👀 Cristiano Ronaldo no apareció por la gala del Balón de Oro en París, pero no tenemos duda de que estuvo pendiente

😂 Así ha reaccionado al vídeo de @As_TomasRoncero dando su opinión sobre el premio a Messi. Si no lo has visto, lo tienes aquí: https://t.co/HJF8KyDpBu pic.twitter.com/HL4Vr8wwF0

— Diario AS (@diarioas) October 31, 2023

Duke komentuar nën videon në Instagram, Ronaldo vendosi katër ‘emoji’ duke u shkrirë së qeshuri – megjithatë nuk është e sigurt se çfarë do të thotë saktësisht ish-ylli i Manchester Unitedit.

Piers Morgan, i cili kohët e fundit intervistoi Ronaldon në një intervistë bombë, shkroi më herët sot në Twitter duke vënë në pah se Messi nuk e meritonte.

“Messi fitoi në mënyrë absurde Topin e Artë këtë vit është edhe më shumë provë se i gjithë sistemi i ‘Topit të Artë’ është i manipuluar. Ai duhet të kishte fituar 2 më pak, Cristiano duhet të kishte fituar 2 të tjera dhe Haaland duhet të kishte fituar këtë vit. Fund”, shkroi Morgan.

Haaland përfundoi në pozitën e dytë në garën për Topin e Artë. Ish-bashkëlojtari i Messit në PSG, Kylian Mbappe përfundoi në vendin e tretë, ndërsa Kevin De Bruyne ishte i katërti. /Telegrafi/

Messi preposterously winning the Ballon d’Or this year is yet more proof that the whole ‘Golden Ball’ system is rigged. He should have won 2 fewer, @Cristiano should have won 2 more, and Haaland should have won this year. End.

— Piers Morgan (@piersmorgan) October 31, 2023

Read Entire Article