Ronaldon e ‘lëshojnë nervat’ kur tifozët kundërshtarë filluan të thërrasin emrin e Messit

11 months ago 41

Cristiano Ronaldo është përballur me një situatë të pakëndshme në fitoren e Al Nassr me rezultat 1-0 ndaj Al Ettifaq në kuadër të 1/8 së finales në King Cup.

Skuadra e portugezit kaloi në çerekfinale të turneut falë golit të Sadio Manes që u shënua në minutën e 107-të të vazhdimeve.

Por, derisa ishte duke u zhvilluar ndeshja, tifozët e Al Ettifaq filluan ta ngacmonin Ronaldon, duke thirrur emrin e Messit.

“Messi, Messi, Messi”, ishin thirrjet provokuese të tifozëve kundërshtarë në drejtim të portugezit, duke ditur se mbrëmë argjentinasi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë.

Leo tani ka tre çmime më shumë se Ronaldo dhe epoka e tyre për këtë çmim ka përfunduar mbrëmë, apo më mirë të themi se për portugezin kishte përfunduar në fund të vitit të kaluar kur u largua nga Manchester United dhe u eliminua nga Kampionati Botëror.

CR7 bënte me dorë që ata të heshtnin dhe të mban in qetësinë. /Telegrafi/

Look at Ronaldo’s reaction after the crowd started a Messi chant 😂pic.twitter.com/ypv5W2JHHY

— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) October 31, 2023

You gotta feel bad for Messi fans who watched 120 minutes of Al Nassr just for Ronaldo to win😭😭😭 pic.twitter.com/EH6S250mj9

— M (@madridfooty_) October 31, 2023

Read Entire Article