Rrahën brutalisht 28-vjeçarin në Itali, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

1 month ago 5
Reklamë

Një shqiptar është mes katër të arrestuarve, të akuzuar për rrahjen brutale që i bën një 28-vjeçari në muajin qershor.

Mediat italiane raportojnë se më 23 qershor katër të rinj tentuan të përplasin me makinë një 28-vjeçar banues në Vorgo Virgilio.

Më pas kanë zbritur nga makina dhe e kanë rrahur në mënyrë brutale të riun me shufra hekuri, duke e lënë në gjendje të rëndë në tokë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

I riu u dërgua në spital ku u trajtua për dëmtime në kokë e gjoks dhe thyerje të hundës. Katër të arrestuarit u identifikuan nga kamerat e sigurisë në zonë.

Read Entire Article