Rrëfehet e përlotur Ledi: Brenda një viti kam humbur dy fëmijë dhe babain

11 months ago 22

Teksa rrinin të përqafuara, Ledi, nën shoqërinë e Albyt dhe Edonës, tegon një histori prekëse.

Ledi, mes lotëve e fillon tregimin e saj për babain: “Babai im gjithmonë ka luftuar për të pasur liri në jetën e vet. Unë që nga mosha 18-vjeçare kam punuar gjithmonë, që kur të kenë nevojë mami e babi, unë të jem aty për ta.”

“Edhe pse i kam arritur gjithmonë qëllimet e jetës në profesion, prapë nuk arrita që të jem aty për babin tim.”

Foto: Screenshot/YouTube

Alby teksa e mban në përqafim i thotë: “Nuk duhet ta marrësh ashtu, sepse ti ke luftuar për të. Dhe tani mendoje që babi të shikon dhe e di çfarë ke bërë për të e sa je munduar. I ke dy fëmijë të bukur, që mund te bësh për ta, atë çfarë ke dashur të bësh për babain.”

Ndërsa Ledi mendon që është një arsye pse janë takuar aty. Ajo thotë që aty janë për të kompletuar njëri-tjetrin, pasi aty të gjithë po vuajnë nga diçka. /Telegrafi/

Read Entire Article