Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, kalon për gjykim dosja në ngarkim të Altin Hajrit

1 week ago 24
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, kreut të grupit kriminal që vepronte në Shijak. Hajri akuzohet për rrembimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Hajri është në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja ë tij. Ndërkohë, grupi është ndarë në disa pjesë. Më herët, gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin më burgim të përjetshëm, ndërkohë ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit ë tjerë, proces i cili është drejt fazave të fundit.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, pasi dyshohet se vëllai i tij kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Angli.

Për shkak të dhunës së ushtruar në automjëtim tip “Range Rover” ai humbi jetën rrugës drejt një resorti në Shijak, ku është edhe vendi i fundit që ai është parë. Ndërkohë, trupi i tij ende nuk është gjetur./vizionplus.tv

Read Entire Article