Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 12 turistë në Velipojë dhe Durrës

1 year ago 18
Reklamë

Policia Kufitare ka shpëtuar 12 pushues që rrezikuan të mbyteshin në plazhet e Durrësit dhe Velipojës.

Një mjet lundrues me 4 pasagjerë ka pësuar defekt në det të hapur. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, Durrës. Pas marrjes së njoftimit, uniformat blu kanë lokalizuar pushuesit e rrezikuar dhe i ka shpëtuar.

Ndërkohë, në plazhin e Vilunit një tjetër mjet lundrues ka pësuar defekt. Në të ndodheshin 8 pasagjerë, dy prej të cilëve të mitur.

Brenda disa minutash, mjeti është lokalizuar dhe uniformat blu kanë nxjerrë në breg të detit, 8 pasagjerët e këtij mjeti lundrues.

Të gjithë pasagjerët e 2 mjeteve lundruese skafe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Read Entire Article