Rrëzohet Sophia Loren

11 months ago 20
Reklamë
10:52 26/09/2023

Aktorja i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Sophia Loren ka bërë një ndërhyrje urgjente kirurgjikale pasi është rrëzuar në shtëpinë e saj në Zvicër. 89-vjeçarja mori dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit dhe tani ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve. Gjatë kësaj faze të vështirë ajo ka qenë nën praninë e vazhdueshme të dy fëmijëve të saj Carlo dhe Edoardo Ponti.

Fëmijët janë fryt i një historie të gjatë dashurie me producentin e filmit Carlo Ponti, e cila nisi në vitin 1966 dhe zgjati deri në vdekjen e tij në 2007. Gjatë karrierës së saj, Loren ka luajtur përballë emrave të mëdhenj të Hollivudit, duke përfshirë Marlon Brando, Frank Sinatra dhe Cary Grant.

Edhe djali i saj Edoardo ka ndjekur hapat e prindërve të tij. Ai realizoi filmin The Life Ahead që u shfaq në Netflix në vitin 2020. Protagoniste e filmit ishte vetë aktorja e njohur e cila luajti në film një të mbijetuar të Holokaustit.

Për dekada, ata kanë bërë paraqitje të përbashkëta publike përkrah Lorenit në evente të ndryshme, duke shoqëruar nënën e tyre në tapetin e kuq dhe duke folur për të në shumë intervista.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article