Rritet borxhi publik/ Rënia e euros rrit pagesat e interesit për borxhin e jashtëm

1 year ago 33
Reklamë

Qeveria po shfrytëzon zhvlerësimin e euros dhe monedhave të huaja në kursin valutor për të kryer pagesa rekord interesi për borxhin e jashtëm.

Shifrat tregojnë se vendi ynë pagoi 8.1 miliardë lekë apo 78 milionë euro me rritje 20% nga e njëjta periudhë një vit më parë.

Kjo është rritja më e fortë për interesat e borxhit të jashtëm që nga viti 2021. Materializimi dhe përfundimi i disa prej eurobondeve duket se po detyron qeverinë të nxjerrë më shumë para nga arkat duke përfituar dhe nga situata e euros, pasi 74.5% e borxhit të huaj është në këtë monedhë.

Edhe shërbimi i borxhit ka arritur në nivele rekord. Vendi pagoi në total, interesa + principal, gjati tremujorit të dytë vendi ynë pagoi 40.1 miliardë lekë apo 400 milionë euro. Që nga 2021-i shërbimi i borxhit është rritur me nga 10%, përgjatë çdo viti.

Ndërkohë rënia e euros po e ndihmon qeverinë edhe në një tjetër drejtim. Në tremujorin e dytë borxhi publik u rrit. Indikatori arriti në 64.78% të PBB, nga 64.58% në fund të 2022-it, nxitur tërësisht nga huamarrja e brendshme, ndërsa përqindja e borxhit të jashtëm është ulur, pavarësisht marrjes së eurobondit.

Ndërkohë qeveria gjatë këtij vitit nuk ka zhvilluar asnjë ankand për të tërhequr euro nga tregu i brendshëm, ndërsa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar blinte nëpërmjet obligacioneve 2 vjeçare 3.76 miliardë lekë.

Ndërkohë tek borxhi i brendshëm shihet ndikimi që po jep rritja e normës bazë së interesit për lekun. Kështu pra norma mesatare e interesit për letrat me vlerë në tregun e brendshëm, gjashtëmujorin e parë, arritën në 4.58%, nga 4.05% që kishin qenë në fund të vitit të kaluar. Nëse normat rriten sërish nga Banka Qendrore, qeveria do paguajë më shumë për interesa borxhi të brendshëm në pjesën e mbetur të vitit.

Top Channel

Read Entire Article