Rritet euro, monedha europiane fiton sërish pikë në tregun valutor  

1 year ago 34
Reklamë

Euro ka vijuar të rritet në tregun valutor edhe gjatë të premtes duke u mbyllur përpara fundjavës në nivelin e 105.85 kundrejt lekut.

Rritja për monedhën europiane ishte e fortë edhe në 28 korrik, duke fituar 1 pikë në krahasim me një ditë më parë.

Në krahasim me një javë më parë, euro është rritur me gati 5%. Rritje kishte edhe për te gjithë valutat e tjera në kursin valutor, ndërsa dollari arriti në 96.55 lekë, ndërsa paundi në 123.72 lekë.

Dobësimi i lekut në këtë periudhë është i pazakontë në kushtet kur historikisht prurjet e mëdha të valutave nga turistët e kanë forcuar monedhën vendase.

Top Channel

Read Entire Article