Rritja e çmimit të naftës/ “Vjedhje e pastër e xhepave të qytetarëve”, Mirela Karabina: Të merrem masa ndaj abuzimeve!

11 months ago 24
Reklamë

Zëdhënësja e PD-së,  Mirela Karabina në një deklaratë për mediat foli për rritjen e çmimit të karburanteve.

Sipas Karabinës, rritja e çmimit të naftës në tregun shqiptar është vjedhje e pastër në xhepat e qytetarëve, për sa kohë që vendet e tjera e kanë më lirë se ne dhe ulja e çmimit në Bursë nuk reflektohet në ndryshimin e çmimit te ne.

Më tej ajo shprehet se PD do u kërkojë institucioneve përkatëse të reagojnë dhe të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar rritjen abuzive të çmimit të karburanteve.

Fjala e zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:

Qytetarët shqiptarë paguajnë 7 taksa për çdo litër karburant, nivel rekord krahasuar me vende të tjera në botë. Një pjesë e këtyre taksave shkon në arkën e shtetit dhe dy prej tyre për kompanitë koncensionare.
Rritja e çmimit të naftës në tregun shqiptar është vjedhje e pastër në xhepat e qytetarëve, për sa kohë që vendet e tjera e kanë më lirë se ne dhe ulja e çmimit në Bursë nuk reflektohet në ndryshimin e çmimit te ne.
Ne jemi në mesin e 25 vendeve me çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë edhe pse jemi prodhues, të tri vendeve me çmimin e naftës më të shtrenjtë në Europë dhe me çmimin e naftës më të shtrenjtë në Rajon.
Qeveria e ka në dorë uljen e çmimit të karburanteve duke ulur apo hequr përkohësisht taksa të caktuara, taksa të cilat po vështirësojnë çdo ditë jetesën e shqiptarëve.
Sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët paguajnë shumë më tepër taksa për një litër naftë krahasuar dhe me vendet e rajonit.
Ulja e çmimit të karburantit do të ishte një lehtësim për vështirësinë që po kalojnë familjet shqiptare dhe që po i detyron të largohen nga vendi.
Mungesa e politikave të përshtatshme dhe mbështetjes me fonde buxhetore ka sjellë varfërinë e qytetarëve.
Partia Demokratike për qytetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo sjellje të Qeverisë që rëndon dhe vështirëson jetesën e familjeve shqiptare.
Ajo i kërkon institucioneve përkatëse të reagojnë dhe të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar rritjen abuzive të çmimit të karburanteve.
Inxhinieri Duleviç do të denoncojë me shifra vjedhjen që i bëhet qytetarëve përmes rritjes abuzive të çmimit të karburantit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article