Rritja e temperaturave, Bashkia e Tiranës dezifekton këndët e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara, Veliaj: Më shumë siguri

6 months ago 3

TIRANE

Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës po kryen dezinfektimin e hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shprehet se këtij procesi i janë nënshtruar dhe këndet dhe ambientet e gjelbëruara.

“Me ardhjen e pranverës shfaqen dhe insektet 🪰e stinës. Ndaj, si pjesë e mirëmbajtjes rutinë u krye shërbimi periodik i Dezinfektimit në këndet e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara.

Trajtimi 3D (Dezinfektim, Deratizim, Dezinsektim) është një nga proceset më të rëndësishme për t’i ofruar një ambient të sigurt vizitorëve të Parkut’, thekson Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article