Rrjedhja e fundit e Google Pixel 8 shfaq përditësime të mëdha të inteligjencës artificiale

11 months ago 25
Reklamë

Specifikat e kamerës dhe një video promovuese e inteligjences artificiale të telefonin u postuan nga 91Mobiles, duke na dhënë pamjen e parë reale se si Google do të integrojë më tepër inteligjencë artificiale në telefonat e saj kryesorë.

Magic Editor, për të cilën kompania më parë kishte thënë se do të arrij tek disa telefona “të zgjedhur” Pixel, është si një version “supercharged” i Magic Eraser. Kjo ju mundëson që të rregulloni çdo fotografi në mënyrën që ju pëlqeni.

Kjo shfaqet në një demonstrim ku një person bënë 3 fotografi të një familje në një “karusel” dhe i kombinon të gjitha ato brenda një fotografie në mënyrë që të gjithë të duken se janë duke qeshur dhe shikuar drejt kamerës në të njëjtën kohë, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.

A picture of a person’s hands editing a picture on the Pixel 8. Below the picture, several circles show optional faces to swap into the image.

Kompania gjithashtu e demonstron Magic Editor-in duke lëvizur subjektet në një imazh, heqja e objekteve në sfond dhe zëvendësimi i qiellit të mesditës me një perëndim dielli, e cila gjithashtu ndryshon edhe ndriçimin e fotografisë.

Është shumë e ngjashme me atë që Google kishte shfaqur fillimisht në eventin I/O në muajin maj.

Është gjithashtu edhe një temë e mirë për debatin në lidhje me vijën e mjegullt mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që nuk është e vërtetë në një fotografi. /Telegrafi/

Read Entire Article