Rrjeti kundër Jennifer Lopez

11 months ago 14
12:05 14/11/2023

Fansat e ish-çiftit Garner dhe Affleck thonë se artistja nuk e bën të lumtur aktorin

Ben Affleck është fotografuar nga paparacët më i lumtur se kurrë në praninë e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e aktorit të cilët e kanë theksuar këtë fakt në rrjetet sociale.

Ish-çifti ndoqi ndeshjen e basketbollit të djalit të tyre ku dukeshin mjaft të buzëqeshur me njëri-tjetrin.Kaq ka mjaftuar dhe shumë fansa kanë aluduar për një krizë në çift mes Jennifer Lopez dhe aktorit të njohur.

Në daljet e fundit publike këngëtarja dhe aktori shpesh janë fotografuar në momente të tensionuara por diçka e tillë me Jennifer Garner ndodh rrallë sipas fansave.

“Nuk e kam parë kurrë kështu me Lopezin ”,  ishte një nga komentet e shumta në Twitter.

Një tjetër paraqitje e tyre e përbashkët që u diskutua shumë në mediat ndërkombëtare shtatorin e kaluar. Aktori u  mbështetet në shpatullën e ish-bashkëshortes së tij pak para se ajo të zbriste nga makina dhe të përshëndetnin njëri-tjetrin me një përqafim të ngrohtë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article