Rrobat e trupit ende në buzë të liqenit, RENEA vijon kërkimet për 4 të mbyturit në hidrocentralin e Banjës

1 year ago 17
Reklamë

Polumbarët e RENEA-s vijojnë ende kërkimet për gjetjen e katër trupave në liqenin e hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Babai me dy djemtë, si dhe kushëriri i tyre, u futën në liqen për t’u larë, por fatkeqësisht nuk mundën të dalin më nga aty.

Viktimat janë identifikuar si, Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa në buzë të liqenit ndodhen ende dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të viktimave.

Read Entire Article