Rusia në zgjedhje presidenciale më 17 Mars

10 months ago 5
15:10 07/12/2023

Putin pritet të marrë mandatin e 5-të

Rusët do të shkojnë në zgjedhje më 17 mars të citit të ardhshëm për të zgjedhur presidentin. Anëtarët e Këshillit të Federatës votuan njëzëri për të miratuar një dekret që përcakton datën. Për herë të parë në votim do të marrin edhe banorët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson të Ukrainës që u aneksuan nga Rusia vitin e kaluar.

Presidenti rus Vlaidmir Putin ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidimin për një mandate të 5 –të, por pritet ta bëjë këtë në ditët në vijim. Sipas ligjit, Putin ka të drejtë të kërkojë edhe dy mandate të tjera gjashtëvjeçare çka do ta lejojë atë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Kreu i Kremlinit, i cili ka vendosur kontroll të rreptë mbi sistemin politik të Rusisë, nëse do vendos të rikandidojë, e ka të sigurt fitoren.

Kundërshtarët e tij politikë që mund ta sfidojnë atë në fletëvotim ose janë në burg ose jetojnë jashtë vendit dhe shumica e mediave të pavarura janë ndaluar. Deri më tani vetëm dy persona kanë shprehur ambiciet e tyre për të drejtuar Rusinë dhe ata janë ish-deputeti Boris Nadezhdin dhe Yekaterina Duntsova, një gazetare dhe avokate nga rajoni Tver.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article