Rusia pezulloi marrëveshjen e grurit, Blinken dënon veprimin: Dëmton miliona njerëz

1 year ago 16
Reklamë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e grurit.

Sekretari i Përgjithshëm Antony Blinken ka deklaruar se qeveria ruse po e përdor marrëveshjen e grurit si një armë lufte.

“Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje të thellë për vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në Nismësn e Drithërave të Detit të Zi. Përdorimi i vazhdueshëm i ushqimit si armë nga qeveria ruse dëmton miliona njerëz të pambrojtur në mbarë botën”, tha ai.

Pas Amerikës edhe presidenti francez, Emmanuel Macron mban të njëjtin qëndrim kundrejt Rusisë.

Lideri francez theksoi se vendimi i njëanshëm nga Rusia do të ketë pasoja domethënëse për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë që mbështeten në marrëveshjen.

“Ata që dyshojnë në sinqeritetin e Putinit dhe përkushtimin e tij ndaj të mirave të përbashkëta, përgjigja është shumë e qartë… ai vendosi të përdorë ushqimin si armë dhe mendoj se ky është një gabim i madh”, deklaroi lideri francez.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar nga Turqia, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim fillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, të cilat ishin ndaluar si rezultat i luftës ruso-ukrainase që filloi në shkurt të vitit 2022.

Më 18 maj, marrëveshja u zgjat për 60 ditë të tjera, duke siguruar vazhdimin e eksporteve të drithërave sipas marrëveshjes dhe duke shmangur një krizë ushqimore në botë.

Top Channel

Read Entire Article