Rusia sulmoi siloset e grurit në Odesa me dronë dhe raketa

1 year ago 38
Reklamë

Rusia nisi një sulm të kombinuar me dron dhe raketa në Ukrainë herët këtë mëngjes, duke synuar kryesisht pjesët jugore të rajonit të Odesës dhe duke goditur një objekt bujqësor atje, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës në një mesazh në aplikacionin Telegram.

Rusia lëshoi ​​gjashtë dronë Shahed të prodhuar nga Irani dhe 10 raketa, e forcat ukrainase shkatërruan gjashtë dronë dhe gjashtë raketa përpara se të godasin objektivin, u tha nga forcat ajrore ukrainase, transmeton Telegrafi.

Situata në Odesa dhe portet e saj u vëzhgua nga afër në tregjet e drithit, pasi Kievi njoftoi dje se dy anije mallrash kishin mbërritur atje për të përdorur korridorin e përkohshëm për të lundruar në portet e Detit të Zi, dhe për të ngarkuar drithë për tregjet afrikane dhe aziatike.

Në zmbrapsjen e sulmit ajror morën pjesë aeroplanë luftarakë, njësi raketore kundërajrore, grupe të armatosura të lëvizshme dhe mjete të tjera, njoftuan Forca Ajrore.

Guvernatori i Odesa-s, Oleh Kiper tha në Telegram se një silos drithërash dhe fusha bujqësore u dëmtuan në distriktin Berezivsky në pjesën lindore të rajonit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, tha Kiper. I gjithë territori i Ukrainës ishte në gatishmëri për sulme ajrore për disa orë.

Ukraina muajin e kaluar njoftoi një “korridor humanitar” në Detin e Zi për të liruar anijet e bllokuara në portet e saj që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, dhe për të anashkaluar një bllokadë de fakto pasi Rusia refuzoi një marrëveshje për të lejuar Kievin të eksportonte grurë. /Telegrafi/

Read Entire Article