Russell Brand i dërguar në polici edhe nëntë vjet më parë

11 months ago 18
Reklamë

Russell Brand ishte marrë në pyetje nga policët nëntë vjet më parë për pretendimet se kishte sulmuar seksualisht masazheren dhe e trajtoi atë ‘si një prostitutë’.

Është hera e parë që mësohet se komediani paska qenë i intervistuar edhe më parë nga policia mbi akuzat për sulm seksual.

Dhe u zbulua se viktima e tij e supozuar i tha policisë se ishte “prekur në mënyrë seksuale” në një rezidencë pesë milionë funtesh (5.7 milionë euro) gjatë “sulmit” të vitit 2014, për të cilin ajo tha se e la të traumatizuar, shkruan The Sun.

Aktori i humorit, 48 vjeç, u intervistua nga oficerët e policisë në qershor të vitit 2014, pasi gruaja u bëri një denoncim zyrtar.

Ajo akuzoi prezantuesin televiziv se e kishte sulmuar seksualisht, pasi ajo u punësua për t’i bërë një masazh prej 500 funtesh (574 euro), për ditëlindjen e tij.

Sulmi i supozuar ndaj masazheres së kualifikuar ndodhi vetëm dy vjet pasi ai thuhet se kishte përdhunuar një grua në Los Angeles, raportuar javën e kaluar nga “Sunday Times” dhe “Channel 4’s Dispatches”.

Masazhistja, të cilën nuk po e përmendim për arsye ligjore, kontaktoi policinë e “Luginës së Thames” në lidhje me këtë përvojë të saj të hidhur të supozuar prej 40 minutash.

Oficerët folën me të dhe morën një llogari të plotë të pretendimeve të saj.

Më pas Brand u pyet dhe iu mohua çdo keqbërje. Çështja kundër tij më vonë u pushua. /Telegrafi/

Read Entire Article