“S’ka drejtësi në botë përveç asaj të Ramës, që mos të presë mandat-arrestin”, Berisha: Si i vodhi Amant Josifi 1 mld euro

1 year ago 30
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza në drejtim të ish-këshilltarit të Olta Xhaçkës, Amant Josifit, i cili akuzohet nga autoritetet spanjolle për mashtrimin me call-centre. Berisha tha se Josifi falë bashkëpunimit me Olsi Ramën vodhi 1 miliard euro. Ai tha mes të tjerash se nuk ka drejtësi në botë, veç asaj të Ramës, që të mos priste urdhër-arrestin për Josifin.

“Misioni juaj është transparenca! Amant Josifi dhe Olsi Rama vodhën 1 miliard euro. Detyrat tuaja janë të shumta, unë theksova se është një mision i rivendosjes së pluralizmit të vërtetë në qeverisjen vendore.
Së pari, duhet të fillojmë me transparencën. Errësira, dhe vjedhja në errësirë, është tipari më kryesor i qeverisjes së sotme. Më abuziv se kushdo tjetër është Edi Rama. Do ju jap shembullin e fundit. Amant Josifi për çdo shqiptar, i lidhur si mishi me thoin me Olsi Ramën. A e morët vesh ju që drejtësia shqiptare, gjer sot nuk ka një mandat arresti, paçka se partnerët, prej dy vitesh kanë sjellë të gjithë të dhënat. Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë euro të grupit Milton, 1 miliard është vjedhur nga Olsi Rama dhe Amant Josifi nga Shqipëria. Dhe pretendohet për reformë, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliard euro të vjedhura në Shqipëri. Krimi ka ndodhur në Shqipëri. Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arresti atij. U dhashë këtë shembull, por mund të jap shembuj të tjerë.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article