“S’rri dot asnjë orë rehat”, Rama i ashpër me të vetët: Kërkoj ndjesë për deputetët që shkojnë te qytetarët vetëm kur më shoqërojnë mua, ose për foto

3 months ago 8

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të jesh deputet i PS duhet të konsiderohet privilegj dhe të zgjidhesh sipas tij me votat e shumicës së shqiptarëve. Është një borxh që nuk lahet dot kurrë deri në fund.

“Karrigia dhe tryeza e Kuvendit janë për t’u ulur për vendimmarrjen. Por detyra e deputetit matet me km e bëra në këmbë, në lagjet, shtëpitë dhe vendet ku jeton dhe punon komuniteti që i ka dhënë mandatin e përfaqësimit. Urtësia e deputetit dhe fjala, janë kusht për shëndetin e mirë dhe mbarëvajtjen e partisë. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por jo asgjë tjetër, përveçse shembulli që do të dëgjojë njerëzit dhe të zhvillojë dijet e veta për problemet me të cilat duhet të merret, për halle të mëdha dhe të vogla. Të rritet, lartësohet në sytë e njerëzve, përmes punës që bën për vendin dhe për të, pa harruar asnjëherë që tua qaj hallin që nuk ua zgjidh dot. Kjo vlen për çdo deputet, por për këdo që merr vlerësimin dhe ka nderin që të jetë deputet i partisë më të madhe, më të besuar dhe fitimtare.

Të jesh deputet i kësaj partie është diçka që e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve, është borxh i jashtëzakonshëm që nuk lahet dot deri në fund. Atyre që më pyesin shpesh se ku e gjej gjithë këtë energji dhe durim, ua kthej me buzëqeshje, por s’kam se si rri asnjë orë rehat, përderisa ata që ma kanë bërë atë nder, s’janë rehat. Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh që nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve, më mirë se shumë më mirë sesa shumica dërrmuese e shqiptarëve. Dua t’u kërkoj ndjese për ata deputetë që dalin në popull vetëm kur më shoqërojnë mua, apo për të bërë një fotografi prezence kur zhvillohet një takim fushate.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article