Sa është pasuria e Sam Altman, ish-shefit që u largua nga OpenAI?

10 months ago 11
Reklamë

Një nga figurat më të fuqishme në Inteligjencën Artificiale (AI) sot, Sam Altman është një sipërmarrës, ekzekutiv dhe vizionar i Silicon Valley.

Deri në largimin e tij të papritur të premten vonë, më 17 nëntor, ai ishte bashkëthemeluesi dhe CEO i OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, një chatbot revolucionar dhe një nga aplikacionet me rritjen më të shpejtë në histori, përcjell Telegrafi.

Më parë, ai drejtoi Y Combinator, një inkubator teknologjik që ofronte fonde fillestare për kompani si Airbnb, Dropbox dhe Stripe.

Përveç kësaj, ai ka shërbyer si një investitor për më shumë se 100 startup, duke përfshirë Asana, Instacart dhe Pinterest.

Dhe pas largimit nga OpenAI, Microsoft ka punësuar bashkë-themeluesit e OpenAI, Sam Altman dhe Greg Brockman për të drejtuar një “ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”.

Shumë anëtarë të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin Brockman, u larguan nga firma në shenjë proteste javën e kaluar.

Por sa është vlera neto e Sam Altman? A është ai një miliarder?

Ashtu si Bill Gates, Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg, Altman u largua nga kolegji për të ndërtuar një startup teknologjik.

Dhe ashtu si Gates, Jobs dhe Zuckerberg, lënia e kolegjit nuk e pengoi Altman të grumbullonte një pasuri – pasuria e tij neto vlerësohet të jetë midis 500 dhe 700 milionë dollarë, rezultat i sipërmarrjeve të tij sipërmarrëse si dhe disa investimeve shumë të zgjuara.

Pjesa më e madhe e vlerës neto të Altman është e lidhur me pronësinë e kapitalit në kompanitë private, duke e bërë të vështirë përcaktimin e vlerës së vërtetë neto të tij.

Megjithatë, kompanitë që ai ka udhëhequr, themeluar ose mbështetur, vlerësohet se kanë një vlerë të përbashkët 500 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Read Entire Article