“Sa kam punuar për këtë projekt” – Olta Gixhari zbulon detaje për filmin “Në kuadër të dashurisë”

11 months ago 10
Reklamë

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka qenë ditën e sotme (e mërkurë) e ftuar në “Pardon My French”.

Ajo ka dhënë detaje rreth karrierës së saj, angazhimit në filmin “Në kuadër të dashurisë” si dhe për pjesëmarrjen në “Dancing With the Stars Albania”.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ka folur për atë se si po e pret premierën e këtij filmi dhe se çfarë ka bërë saktësisht në këtë projekt.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kjo gjë po më shkatërron. Zakonisht kur gjërat kanë pritshmëri të lartë edhe ndodh që njerëzit zhgënjehen sepse pritshmëria është kaq e lartë sa duket sikur unë do të dal aty tek filmi dhe do të bëj një gjë të jashtëzakonshme që nuk është parë asnjëherë dhe kjo të vë në presion”, u shpreh fillimisht ajo.

“Ne jemi mbledhur një grup aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë dhe pjesa tjetër e xhirimit gjithashtu jemi munduar që të bëjmë një punë me një dashuri shumë të madhe dhe përkushtim, kjo është e vërtetë. Edhe pse periudha që e kam xhiruar unë nuk ka qenë fort relaksuese sepse ka qenë direkt pas periudhës së shtëpisë që dola dhe akoma nuk isha çmallur me djalin”, vazhdon më tej aktorja.

Foto: Screenshot/Instagram

Olta tregon gjithashtu se ka punuar fort për këtë projekt, si për asnjë tjetër që ka realizuar deri më tani.

“Sa kam punuar për këtë projekt, në këtë film nuk kam punuar në asnjë projekt tjetër. Kam punuar dyfish pasi mendoja që kisha përgjegjësi për dy jo vetëm për një. Mendoja që isha me gjysëm energji dhe kjo ishte arsyeja që punoja dyfish për të kapur ritmin tim”, thekson Gixhari.

“Nuk e di se çfarë kam bërë sepse ndonjëherë kur e tejkalon dhe nuk është edhe aq mirë që të mbi punosh. Nuk e di. Megjithatë i fus një mendje të lehtë për të qetësuar veten dhe them okej nuk do të jetë filmi i fundit edhe nëse ti nuk ke dalë aq mirë do të kesh mundësi ta rregullosh në një film tjetër sepse edhe aktoret e Hollywood-it nuk i kanë të gjitha rolet e shkëlqyera. Uroj që të jem korrekte”. /Telegrafi/

Read Entire Article