Sallatë me Speca të Mbushur – Një Recetë e Veçantë dhe Interesante

3 months ago 7
Reklamë

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me një mënyrë të re të mbushjes së specave, dhe këtë herë ato nuk kanë nevojë të gatuhen, por mund të kosumohen siç janë.

Një sallatë e freskët verore, plot me vitamina, minerale, antioksidanë dhe proteina falë përbërësve të përdorur.

Ndiqni recetën hap has hapi dhe provoni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi.

Përbërësit

  • 220 g fasule të zeza (të konservuara, të kulluara)
  • 3 lgj miser i zier (i konservuar)
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 kërcell qepë e njomë
  • Lëng nga ½ limoni jeshil
  • 5 lgj lëng perimesh
  • 2-3 speca të verdhë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Nenexhik
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Shpëlani e më pas kulloni fasulet dhe misrin në një sitë. Më pas pastroni qepën e njomë dhe priteni në rrathë të hollë.

Lani mirë gjethet e nenexhikut. Ruani mënjanë disa për zbukurim dhe copëtoni imët pjesën tjetër.

Në një enë bashkoni lëngun e limonit, lëngun e perimeve, vajin e ullirit.

Shtoni kripë e piper sipas shijes dhe hudhrën e shtypur.

Bashkoni fasulet, misrin, qepën, nenexhikun e grirë imët dhe përzierjen e lëngut të perimeve.

Shpëlani specat, thajini mirë dhe prijini në gjysmë për së gjati. Hiqni farat dhe shpëlajini sërish.

Mbushni gjysmat e specit me përzierjen që përgatitët dhe zbukurojini me gjethet e mbetura të nenexhikut. /AgroWeb.org

Read Entire Article