Sam Asghari nuk humb kohë, i kërkon divorcin Britney Spears

1 year ago 27
Reklamë
17:42 17/08/2023

Vetëm pak orë pas lajmit të ndarjes, Sam Asghari ka paraqitur kërkesën për divorc nga Britney Spears.

Si arsye për t’i dhënë fund martesës 14-mujore, instruktori i fitnesit shkroi “mospërputhje”. Ai kërkon mbështetje financiare dhe pagesën e avokatëve, por sa i përket parave ka diçka edhe më interesante.

Sipas “TMZ”, avokati i Asghari do të apelojë kontratën paramartesore të këngëtares, e cila mbron asetet e saj financiare.

Nuk ka gjasa që kontrata të deklarohet e pavlefshme nga një gjykatës, madje çështja as nuk do përfundojë në dyert e institucionit. Britney do të firmosë një çek dhe do ta mbyllë me kaq.

Por sipas “Page Six”, Sam ka kërkuar më shumë para se sa parashikon kontrata që të mos flasë për sekretet e këngëtares.

Spears nuk ka dhënë asnjë reagim për divorcin, i cili sipas mediave rozë ka ardhur nga akuzat e partnerit të saj se ajo e ka tradhtuar. Ajo postoi një foto në Instagram me një kalë ku shpreh dëshirën për të blerë një.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, këngëtarja nuk ka asnjë familjar pranë. Pavarësisht se gjatë muajit Maj, u duk sikur marrëdhëniet me të ëmën u qetësuan disi, “TMZ” shkruan se raportet janë ftour sërish. Britney nuk flet me motrat apo të atin, ndërsa fëmijët janë zhvendosur në Hauai prej muajsh dhe nuk komunikojnë me të.

Në kërkesën e divorcit, Sam shkruan se prej datës 28 Korrik, nuk jetonte më në shtëpinë e tyre./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article