Sam Asghari thyen heshtjen për divorcin nga Britney Spears

1 year ago 33
Reklamë
13:09 18/08/2023

Sam Asghari ka reaguar për herë të parë pas ndarjes me Britney Spears, rreth 24 orë pasi paraqiti  kërkesën për divorc.

Në një postim në Instagram, ai shkroi:

“Pas 6 vitesh dashurie dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund udhëtimit tonë së bashku. Ne do të ruajmë dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin dhe unë i uroj gjithmonë më të mirat. Problemet ndodhin. Të kërkoj privatësi është qesharake ndaj do t’i kërkoj çdokujt, përfshirë median, që të tregojnë mirësi dhe konsideratë”.

Mesazhi i Asghari është me nota paqësore, por deri më tani mediat e huaja kanë raportuar për debate të nxehta mes tij e Britney, akuza për tradhti  si dhe dhunë fizike prej saj ndaj partnerit./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article