Samsung po prezanton telefonin e ri Galaxy S24

8 months ago 26
Reklamë

Samsung do të prezantojë ngjarjen e parë të këtij viti, Unpacked dhe pavarësisht se nuk e njoftoi në mënyrë eksplicite zbulimin e një serie Galaxy S24, kjo është ajo që do të ndodh.

Samsung Unpacked 2024 po transmetohet drejtpërdrejt nën titullin “Galaxy AI po vjen” dhe, duke pasur parasysh thashethemet e vazhdueshme se Galaxy S24, S24+ dhe Galaxy S24 Ultra janë “telefonat AI” të parë të Samsung, nuk është e vështirë të përfundohet se çfarë do të bëjë Samsung.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar në kohë reale.

Para 1 min

Çipi i Galaxy S24

Galaxy S24 do të mundësohet nga një version i personalizuar i çipit Snapdragon 8 Gen 3 të Qualcomm, si dhe nga Exynos 2400 i Samsung-ut në disa tregje.

Kjo do të thotë që telefonat inteligjentë do të ofrojnë performancë të nivelit të lartë dhe ka të ngjarë të jenë një nga pajisjet më të fuqishme Android në treg në momentin e prezantimit.

Para 1 min

Çfarë pritet të prezantojë Samsung

Pika kryesore e Galaxy Unpacked do të jenë telefonat inteligjentë më të rinj të nivelit të lartë të Samsungut.

Familja S24 do të përbëhet nga jo më pak se 3 pajisje – Galaxy S24, Galaxy S24 Plus dhe Galaxy S24 Ultra me ekran të sheshtë.

Të tre do të kenë debutimin e tyre javën e ardhshme, por ju do të mund t’i porosisni paraprakisht menjëherë pas njoftimit.

Read Entire Article