Sara flet për raportin me Ledrin, tregon se si qëndron e vërteta rreth relacionit të tyre

4 months ago 18

Sara Hoxha i është përgjigjur spekulimeve të shumta për ndarjen nga Ledri Vula, raportime të cilat kanë ngërthyer kureshtjen e të gjithëve.

E ftuar së fundmi në emisionin “Cherry on Top”, ajo Sara më në fund tregoi se si qëndron e vërteta.

“Është një temë shumë delikate, të cilën dua ta mbaj private. Sepse ndonjëherë, çfarëdo përgjigje të japësh, nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë”, deklaroi influencerja në emisionin e Bora Zemanit.

“Një herë prej një herë, Derisa diçka të qetësohet dhe të marrim edhe ne vesh ne se çfarë po ndodhë. Ndonjëherë je shumë e ngarkuar sa që ndikohesh nga çdo gjë dhe shkojë si të shkojë unë jam shumë okay. Unë këtë se kam përjetuar asnjëherë, akoma nuk di se çfarë të thuash dhe njerëzit insistojnë ore thuaje thuaje, çfarë të them? Nuk dua të them”, deklaroi ajo mes tjerash.

Lidhja e saj dhe relacioni me Ledri Vulën ka qenë një ndër temat më të përfolura, muajve të fundit, me njerëzit që presin një përgjigje përfundimtare nga dyshja. /Telegrafi/

Read Entire Article