“Saudade” – Malda Susuri rikthehet me koncert madhështor

7 months ago 6

Përkundër se ka bërë pauza të shpeshta në muzikë, ajo mbahet mend për këngët e veçanta që ka realizuar ndër vitesh.

Bëhet fjalë për artisten nga Prizreni, Malda Susuri, e cila tani po rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Këngëtarja e njohur ka paralajmëruar koncertin e saj të ri “Saudade”, i cili do të jetë më 29 shkurt me fillim nga ora 20:00.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ftoheni në koncertin tim ‘Saudade’, që me nostalgji t’i kujtojmë këngët më të çmuara të muzikës moderne shqipe”, thuhet në ftesë.

E njëjta ka qenë pjesëmarrëse në shumë kompeticione muzikore, të cilat e kanë bërë edhe një artiste shumë të dashur për publikun.

Disa nga projektet muzikore të Maldës janë: “Sikur”, “Larg Vetes”, “Jam e huaj”, “Vetëm shko”, “Heronjtë”, “Dashuri e hidhur” etj.

Veç kësaj, vlen të ceket se Susuri ushtron edhe profesionin e dizajneres. /Telegrafi/

Read Entire Article