Scarlett Johansson shfaqet plot stil teksa merr pjesë në “Golden Heart Awards” në New York

1 year ago 8

Scarlett Johansson tregoi stilin e saj teksa drejtonte ardhjet e famshme me stil në Golden Heart Awards 2023 në New York të hënën (16 tetor).

Ylli i “The Lost in Translation”, 38-vjeçare ishte mishërimi i sofistikimit në ngjarjen e mbajtur në The Glasshouse, me një fustan të gjatë të zi me mëngë të gjata.

Johansson u nderua së bashku me aktorin Ben Platt, në çmimet – të mbajtura në partneritet me Michael Kors – për “punën e tyre në emër të SIDA-s, kancerit , ushqimit, urisë dhe përfshirjes”.

‘Bomba’ bionde la flokët e saj në një stil të drejtë, duke u hedhur poshtë shpatullave.

Bukuroshja e ekranit e finalizoi ‘look’-un e saj me geta të zeza dhe taka gjithashtu të zeza.

Ylli gjithashtu pozoi me bashkë-kryetarin Michael Kors, 64 vjeç, i cili dukej i mprehtë me një kostum të zi mbi një bluzë të zezë. Dizajneri e kombinoi veshjen e tij me syze dielli të zeza aviator.

Dyshja janë përshëndetur ngrohtësisht me njëri-tjetrin me një puthje në faqe teksa ishin në tapetin e kuq.

Një numër yjesh të tjerë morën pjesë gjithashtu në ceremoni, duke përfshirë Julianna Margulies, 57 vjeç.

Nicky Hilton Rothschild, 40 vjeç, mahniti me një fustan mini të zi, të cilin e kombinoi me këpucë.

Të pranishmit në event u trajtuan me një performancë nga aktori fitues i çmimit “Tony”, J. Harrison Ghee, 34 vjeç. /Telegrafi/

Read Entire Article