10 vite pas aksidentit në pistën e skive në Meribel ku pësoi dëmtime të rënda cerebrale, Michael Schumacher vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve, të cilët përpiqen me çdo mënyrë për të përmirësuar gjendjen shëndetësore.
Sipas gazetës “Bild” ish-pilotin e Formula 1 e kanë marrë në një makinë Mercedes-Amg në një pistë të Zvicrës për t’i kujtuar të kaluarën. Një tjetër tentavivë për ta ndihmuar duke ndikuar te emocionet që ka përjetuar kur ka qenë pjesë e garave të shpejtësisë.
Familja ka bërë të pamundurën që të ketë rezultate kura madje po sipas “Bild” ai vëzhgohet 24 orë në 24 nga një staf mjekësor prej 15 personash. Gjithmonë informacionet rreth gjendjes shëndetësore të Michael Schumacher kanë qenë të pakëta dhe në mjaft raste familjarët e tij kanë mohuar ato që janë përmendur në media.
Tv Klan
Të ngjashme