Seanca për vrasjen e Liridonës, aktivistët protestojnë para gjykatës: S’ka paqe pa siguri

10 months ago 20

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt u mbajt këtë të diel në Prishtinë.

Seanca ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, ka nisur në orën 09:30. Procesi, që mbahet me dyer të mbyllura e pa praninë e mediave, po e ndjekin edhe familjarë të Liridonës, përfshirë vëllanë e saj.

Ndërkohë, jashtë gjykatës, po mbahet një protestë simbolike, organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Nuk ka paqe, pa sigurinë e grave”, është pankarta që mbajnë në dorë aktivistet.

“Nuk do të qëndrojmë të qeta, përderisa burrat dhunojnë e vrasin vajza dhe gra. Gratë çdo ditë përjetojnë luftë”, u shpreh Trina Binaku:

“Nuk do të qëndrojnë të qeta, përderisa burrat vazhdojnë dhunojnë e vrasin vajza dhe gra. Vetëm këtë javë u njoftuam se një polic e përdhunojë dhe e shantazhojnë një të mitur në Gjakovë. Një burrë tjetër përdhunoj një të mitur në Pejë e një burrë pagoi vrasjen e gruas së vet në Prishtinë. Dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve, ato janë simptoma të parktialkalizmit, i cili vazhdon ta qeverisë familjaren, shoqërinë, pushtetin dhe të gjithë ne. Ato janë pasoja e një dhune strukturore partiarkale që vazhdon të shtyp gratë e të prodhoj dhunues e vrasës në çdo celulë të organizimit shoqërorë e politikë. Ne gratë dhe vajzat në Kosovë, jetojmë në frikë të vazhdueshme për sigurinë tonë dhe sigurinë e njëra tjetrës. Dhuna e gjinizuar po na ngulfat në secilën hapësirë e disa edhe po i vret e kjo nuk duhet të vazhdoj kështu, vendi jonë nuk mund të ketë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte”.

Ndërsa, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Sot nga Pallati i Drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridona Ademajt thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, u shpreh Binaku.

Top Channel

Read Entire Article