Segmenti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Marrëveshje ose do vetëflijohemi

11 months ago 37
Reklamë

Dhjetëra banorë të fshatit Berxullë të Bashkisë së Vorës rinisin protestat.

Ata shprehen se nuk janë kundër segmentit Thumanë-Kashar që kalon nëpër tokat e tyre bujqësore dhe zonat e banuara, por kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut dhe vendosjen përgjatë rrugës automobilistike të nënkalimeve apo mbikalimeve. Banorët shprehen të vendosur që nëse nuk arrihet një marrëveshje me ta, do të shkojnë në vetëflijim.

Banoret e Bërxullës protestojnë prej një viti, duke kërkuar bisedime me qeverinë, por kjo kërkesë e tyre deri më tani, nuk është marrë në konsideratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article