‘Sekreti’ i suksesit të filmit “Barbie”

1 year ago 31
Reklamë

23:00 04/08/2023

 U harxhuan më shumë para për marketing se sa për të realizuar filmin

Filmi ‘Barbie’ ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht kjo falë ekipit të mrekullueshëm të marketingut.

Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar “Barbit”, madje edhe festa u organizuan për të promovuar filmin.

Sipas informacioneve të revistës së njohur Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing është shumë më i madh se ai për krijimin e filmit.

Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë filmi “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë.

Fitimet e filmit “Barbie” kanë qenë të larta dhe madje është thyer çdo rekord pasi deri më tani janë fituar 775 milionë dollarë.

Pas filmit “Barbie” është filmi “Openheimer” ai që renditet i dytë sa i përket të ardhurave të grumbulluara.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article