Sekuestrohen rreth 300 doza kokainë, arrestohet pronari i lokalit në Patos

1 year ago 20
Reklamë

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për shitje të dozave të kokainës. Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në lokal u gjetën 298 doza kokainë, një sasi ekonsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.

Sekuestrohen 298 doza të lëndës narkotike kokainë, përzirës për këtë lëndë, peshore elektronike, para

39-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Read Entire Article