Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale

8 months ago 14
Reklamë
11:31 11/01/2024

Fansat të surprizuar pasi këngëtarja ishte zotuar të shkëputej nga bota e medias sociale

Selena Gomez është rikthyer në Instagram, vetëm një ditë pasi u zotua se do të shkëputej nga rrjetet sociale. Ylli i filmit ‘The Only Murders in the Building’ ndau një foto nga  një video, ku është së bashku me kuzhinierin e famshëm Gordon Ramsay.

Në videon ,  e publikuar në YouTube nga kuzhinieru, dyshja shihen duke përgatitur  një mëngjes të shijshëm së bashku në kuzhinën e artistes së njohur  e cila ka një pamje mahnitëse të detit pas tyre.

Fansat e artistes ishin pak të surprizuar nga kjo dalje e këngëtares duke qenë se deklaroi më herët se do qëndronte pak e shkëputur nga mediat sociale pas zhurmës së madhe që u shkaktua gjatë ceremonisë së çmimeve Golden Globes.

Selena dhe shoqja e saj Taylor Swift ishin kryefjala e mediave të huaja pasi pati spekulime se Kylie Jenner nuk ishte dakord që i dashuri i saj Timothee Chalamet të realizonte një foto me artisten.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article