Semaforit do t’i shtohet edhe një ngjyrë në të ardhmen, kjo do t’u kursejë shoferëve karburant si dhe para

8 months ago 18

Semaforët në të gjithë botën mund të ndryshojnë pasi ekspertët planifikojnë të shtojnë një dritë të katërt mes vrullit të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale.

Studiuesit në shtetin e Karolinës së Veriut kanë propozuar një sistem të ri të sinjaleve të trafikut në kryqëzime të rrugës një “dritë të bardhë me Inteligjencë Artificiale” për të lehtësuar bllokimin e qytetit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët sugjerojnë se kjo do të lehtësonte bllokimin në trafikun e qytetit dhe do të ulte konsumin e karburantit të shoferëve, duke u kursye shoferëve para me kalimin e kohës.

Drita e katërt do të përdoret për të rregulluar trafikun për automjetet me sistem vetë-drejtues dhe do të sinkronizohen me sistem e tyre kompjuterike, sipas studiuesit kryesor Ali Hajbabaie.

Hajbabaie dhe ekipi i tij provuan dhe testuan konceptin e “dritës së bardhë” në simulatorët kompleksë të mikro-trafikut, të cilët ishin akorduar për të parashikuar situatat e ndryshme që mund të ndodhnin në rrugë dhe se si do të reagonin makinat vetë-drejtuese ndaj tyre.

“Automjetet me sistem autonom përmirësojnë rrjedhën e trafikut, pavarësisht nga prania e semaforit të bardhë”, tha Hajbabaie. /Telegrafi/

Read Entire Article