Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch takim me Osmanin

11 months ago 34
Reklamë

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch kanë takuar mëngjesin e së premtes presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi Osmani deklaroi edhe një herë se kërkon që të përfshirët në sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator të sillen para drejtësisë në Kosovë.

“Takimi jonë u përqendrua në aktin terrosit, i informova për rrjedhën e ngjarjeve, për provat e mbledhura. Serbia shërben si satelit i Rusisë ka për qëllim destabilzimin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të parandalohen akte të tilla, është që Serbia të mbahet përgjegjëse dhe ti dorëzoj teroristët në vendin tonë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për heroin Afrim Bunjakun si dhe aktin e agresionit që Serbia kreu mbi shtetin tonë”, tha Presidentja Osmani.

Ndërkohë, senatoria Jeanne Shaheen dënoi sulmin dhe u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të gjenjë një zgjidhje paqësore.

“Pas ngjarjeve të 24 shtatorit erdhem të shprehim shqetësimin tonë, ngushëllimet për familjen e policit të vrarë. Ne mendojmë që është shumë e rendësishme që përgjegjësit të japin llogari, shpresojmë që Serbia të bashkëpunojë, dhe përgjegjësit të japin përgjegjsi para sundimit te ligjit. Ka mundësi që gjendet një bashkjeteësë afatgjate paqësore me Serbinë. Është shumë e rendësishme që të bëjmë krejt cka mundemi për një zgjidhje paqësore që të mos ketë përhapje të dhunës. Jemi këtu për të mbështetur Kosovën, një shtet që vazhdimisht e kemi mbështetur e shumë krenari”, ka thënë senatorja.

Top Channel

Read Entire Article