Serbia dëbon rusen që ishte kundër luftës, Stradner kërkon reagim ndërkombëtar

8 months ago 15

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar pasi Serbia ka dëbuar nga vendi një shtetase ruse pasi e njëjta ishte shprehur kundër luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Ajo ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë karshi kësaj situate, veçmas.

“Serbia ka dëbuar një shtetase ruse sepse ka nënshkruar një deklaratë kundër luftës! Ku janë tani diplomatët perëndimorë që avokojnë që Vuçiq të thotë diçka? Në dhjetor, thirra miqtë e mi në Serbi dhe u thashë të largoheshin nga vendi pasi gjërat vetëm do të përkeqësohen”, ka shkruar ajo në X.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati Çedomir Stojkoviq, i cili ka thënë se ka biseduar me rusen e dëbuar nga Serbia, Lena Koposova.

“Sapo fola me rusen Lena Koposova, të cilën Serbia po e dëbon sepse nënshkroi një deklaratë në Serbi kundër luftës, në shkurt të vitit 2022, kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Prandaj në vitin 2024 u shpall si ‘kërcënim për sigurinë kombëtare’”, ka shkruar ai në X.

Serbia has expelled a Russian citizen because she signed an anti-war statement!

Where are now Western diplomats who advocate for Vucic to say something?

In December, I called my friends in Serbia and told them to leave the country as things will only get worse. https://t.co/HNLvNkGvlO

— Ivana Stradner (@ivanastradner) February 5, 2024

Read Entire Article