Serbia liron Milan Radojiçiç-in

11 months ago 16
Reklamë
17:16 04/10/2023

Gjykata i ndalon futjen në territorin e Kosovës

Një ditë pasi e arrestoi, Gjykata e Lartë e Serbisë e ka liruar ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiç-in, organizues i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Atij i është konfiskuar pasaporta ndërsa i është ndaluar kalimi në territorin e Kosovës. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë thotë se nuk befasohet me veprimet e Serbisë.

Sipas saj, Serbia nuk i ka dorëzuar ende kriminelët e luftës e nuk do t’i dorëzojë as terroristët.

“Çfarëdo veprimi në raport me këtë çështje, me grupin e armatosur, që e bën Serbia nuk na befason aspak. Serbia nuk i ka dorëzuar asnjëherë kriminelët dhe nuk do t’i dorëzojë as terroristët. Thënë qartë, Serbia është strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve që para 10 ditësh bënë sulm terrorist në territorin e Kosovës.”

Sipas ministres, institucionet e sigurisë në Kosovë janë duke bërë punë të mirë për ta hetuar sulmin e Banjskës. Haxhiu ka përsëritur edhe një herë që Kosova do të kërkojë dorëzimin e Radojiçiç-it.

E në konsultimet e saj të rregullta me Beogradin shefja e UNMIK-ut ka nënvizuar urgjencën për shtensionim të situatës dhe ka bërë thirrje për transparencë në hetime si dhe llogaridhënie për ngjarjet e 24 shtatorit.

KFOR sërish ka sqaruar se shtimi i trupave të tyre në veri të Kosovës nuk nënkupton marrjen e kontrollit. Sipas tyre sundimi i ligjit është ekskluzivitet i Policisë së Kosovës.

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë për sulmin terrorist në Banjskë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article