Seria e tërmeteve të Marokut gjatë dekadave, pas goditjes më të rëndë sizmike në 100 vitet e fundit (fotot)

1 year ago 36
Reklamë

Tërmeti vrasës që goditi mbrëmë Marokun është konfirmuar të ketë vrarë më shumë se 900 njerëz dhe besohet se ishte më i fuqishmi në vend në 100 vitet e fundit.

Rajoni ka parë një seri tërmetesh shkatërrimtare gjatë shekullit të kaluar, ashtu si dhe dridhje të magnitudës së vogël që nuk kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Tërmeti i djeshëm me magnitudë 6.8-ndodhi tragjikisht në “thellësi të vogël”, në një vendndodhje rreth 75km në juglindje të Marrakesh në malet Atlas.

Numri i viktimave raportohej sot se tragjikisht i ka kaluar 900.

“Tërmete të kësaj madhësie në këtë rajon janë të pazakontë por jo të papritur”, komentonte në njoftimin e tij shërbimi gjeologik i SHBA.

Zyrtaret e SHBA shtonin se tërmeti i mbrëmshëm ndodhi në një zonë të gjerë të vendosur mes pllakave tektonke euraziatike që ndodhet në veri, dhe pllakës afrikane, të cilat sipas tyre janë dy nga pllakat më të mëdha tektonike në botë.

Malet Atlas përmbajnë një seri të atyre që gjeologët quajnë ‘pika rrëshkitjeje’, ku blloqet gjeologjike fërkohen me njëri-tjetrin, sipas gjeologëve të SHBA.

Që prej vitit 1900, Maroku ka pësuar 9 tërmete me magnitudë nga pesë deri në gjashtë.

Megjithë numrin e madh të viktimave dhe forcën më të madhe të tronditjes që prej vitit 1900, tërmeti i të premtes nuk ishte më vrasësi në vend.

Në mars 1960 një tërmet i magnitudës 5.8 vrau rreth një të tretën e qytetit Agadir, në brigjet perëndimore të Marokut.

Më shumë se 10,000 njerëz u vranë asokohe dhe o aq u plagosën të zënë postë banesave të tyre nga rrënojat.

Ndërsa në 2004, rreth 630 njerëz u vranë dhe 926 i plagosën nga një tërmet me magnitudë 6.3 që goditi provincën Al Hoceima në veri të vendit.

Më shumë se 1,000 shtëpi u shkatërruan, duke vrarë banorët brenda tyre që ishin në gjumë.

E njëjta provincë u godit nga një tjetër tërmet madhor në Marok me magnitudë 6.3-me epiqendër në ujërat pranë qyteti verior Al Hoceima.

Në janar të ketij viti autoritetet në Marok thanë se një tërmet me magnitude 5.3 goditi sërish provincën Al Hoceima, pa shkaktuar vdekjes ose dëme të konsiderueshme.

Top Channel

Read Entire Article