Seriali ‘The Crown’, historia e Diana me Dodi Fayed

11 months ago 14
Reklamë
14:38 18/10/2023

Sezoni i gjashtë në Netflix do të dalë për publikun më 16 Nëntor

Marrëdhënia e Princeshës Diana me Dodi Fayed është një nga historitë që Netflix pritet të trajtojë gjatë sezonit të ardhshëm të serialit.

Sipas kësaj kompanie, gjatë 10 episodeve të reja përveç marrëdhënies së çiftit do të trajtohen edhe ditët e fundit të  dyshes të cilët ndërruan jetë në Gusht 1997 në Paris, Francë.

Ata ndërruan jetë tragjikisht, kur makina e tyre u përplas në një tunel në Paris, teksa po ndiqeshin nga paparacët.

Princesh Diana luhet nga aktorja australiane Elizabeth Debicki. Për mediat ajo është shprehur se ka qënë një “sfidë si aktore” për të portretizuar ditët e fundit të princeshës së ndjerë.

Seriali ‘The Crown’ përshkruan ngjarje të jetës reale, por përmban edhe biseda imagjinare midis personazheve.

Në këtë sezon të gjashtë do të përfshihen edhe festimet e Jubileut të Artë të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, por edhe marrëdhënia mes William dhe Kate Middelton.

Sezoni i gjashtë do të publikohet në Netflix më 16 Nëntor.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article