​Sërish shpërthim tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës

1 year ago 37
Reklamë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 01:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka thënë për KosovaPress se policia nuk ka arritur ta konfirmojë saktë vendin ku është hedhur mjeti shpërthyes, por që nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

“Mbrëmë kemi dëgjuar një detonim. Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka thënë ai.

Disa ditë më parë persona deri tani të panjohur kishin sulmuar me mjet shpërthyes pikën e kontrollit policor në këtë lagje, por nuk kishte të lënduar.

Top Channel

Read Entire Article