Sfidoi Putinin në zgjedhjet presidenciale të marsit, nacionalistit rus i rritet paraburgimi deri qershor

10 months ago 8

Nacionalistit rus Igor Girkin, i cili kishte thënë se donte të sfidonte Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale në mars, ditën e sotme i është zgjatur paraburgimi për gjashtë muaj.

Girkin akuzohet për “thirrje publike për të kryer veprimtari ekstremiste”.

Në korrik, agjentët e FSB-së (shërbimi rus i sigurisë) erdhën në shtëpinë e tij dhe e shoqëruan atë “në një drejtim të panjohur”, tha gruaja e tij Miroslava, sipas llogarisë Telegram të Girkin.

Girkin ka qenë një bloger dhe komentues i njohur i luftës në platformë.

Edhe pse ai e mbështet luftën, ai ka qenë kritik për mënyrën se si është trajtuar pushtimi – madje duke thënë se Rusia “nuk mund t’i mbijetojë gjashtë viteve të tjera” të sundimit të Vladimir Putin.

Top Channel

Read Entire Article