Sfiloi për fituesin, triumf i Elton Ilirjanit në Kosta Rika

1 year ago 24
Reklamë

Elton Ilirjani sfiloi për stilistin Kevin Rojas në Javën e Modës në Kosta Rika dhe ky i fundit u përzgjodh si stilisti më i mirë i vitit në vendin e Amerikës Qendrore.

Fat apo performancë e arrirë e modelit shqiptar në Kosta Rika? Në deklaratën për shtyp të autoriteteve qeveritare që organizuan eventin, përmendet fituesi Kevin Rojas dhe modeli shqiptar Elton Ilirjani. Ata shprehen se ishin të nderuar të kishin në sfilaten e tyre Ilirjanin, “nje aktivist ndërkombëtar për të drejtat e LGBT+”.

Veshja dhe performanca e Eltonit u komentua gjatë dhe me superlativa. Ishte një furtunë vjollcë, me fustan të rëndë dhe me një kthesë të veçantë në fund të pasarelës. Ecje unike e cilësuan dhe vetëbesim! Ishte një shfaqje që i dedikohej transeksualit Daniel Ruiz, i cili u nda nga jeta këtë vit. Sfilata ishte frymëzuar nga ngjyrat e stili “Drag Queen Culture” dhe modeli shqiptar arriti të ishte kryefjala sërish dhe pa make-up tradicional të Drag Queen, por me një grim të thjeshtë për të transmetuar mesazhin se çdo individ është i bukur dhe ka rëndësi.

Modeli shqiptar nuk njihej në pamje të parë, një transformim nga sfilata në sfilatë. Gjatë performancës së tij në një vend të larget si Kosta Rika ra në sy tatuazhi me imazhin e Ali Pashë Tepelenen në dorën e tij të majtë.

Top Channel

Read Entire Article