Shakira i përgjigjet tekstit të Bad Bunny

11 months ago 14
Reklamë
13:28 19/10/2023

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja i ka kërkuar artistit të realizojnë një bashkëpunim

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Bad Bunny publikoi albumin e tij  të titulluar ‘Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër’ dhe fansat tani po analizojnë çdo detaj të 22 këngëve që ka ky album.

Një nga elementët që ka marrë vëmendje është edhe një kundërpërgjigje e një fraze e cila u bë shumë e njohur nga një këngë e Shakirës.

“Gratë nuk qajnë, ato bëjnë para” ishte një frazë e këngës e cila u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Por tani Bad Bunny ka marrë këtë fazë dhe e ka ndryshuar atë në “Burrat qajnë, por vazhdojnë të bëjnë para”.

Tekstin e këngës së artistit e ka shpërndarë vetë Shakira në rrjetet e saj sociale.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja vetë këngëtarja mendohet se i ka shkruajtur Bad Bunny për të realizuar një bashkëpunim së bashku duke qenë se sipas saj ky është momenti më i duhur.

Ndërkohë, në një emision spanjoll nuk kanë munguar as ironitë ndaj këngëtares lidhur me frazën ikonike.

“Të pasurit gjithashtu qajnë dhe disa paguajnë taksa” u shpreh prezantuesi Alfonso Arus i cili ironizoi këngëtaren për problemet që po përballet kolumbianja në Spanjë, ku  prokurorët e akuzojnë atë për evazion fiskal.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article