Shakira nis përgatitjet për MTV Video Music Awards

1 year ago 93
Reklamë
20:20 11/09/2023

Shakira tregoi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm teksa po bënte prova për performancën e saj në MTV Video Music Awards 2023 që do të mbahet të martën, ku ajo do të nderohet me çmimin ‘Michael Jackson Vanguard’. Këngëtarja 46-vjeçare ndau me ndjekësit një sërë fotografish nga prapaskenat e performancës në Instagramin e saj, duke përfshirë një ku ajo pozoi me këmbët pas kokës, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Hips Don’t Lie” është fotografuar e ulur në dysheme në pozicione të shumta përpara se të kapte një kitarë argjendi dhe të merrte mikrofonin. Ajo shkroi në mbishkrimin e këtyre fotografive: “Merreni me mend se nga cila këngë është kjo pozë? Mezi pres për të martën”. MTV VMA 2023 do të mbahet në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey më 12 Shtator.

Shakira është cilësuar si një forcë e vërtetë globale që vazhdon të frymëzojë dhe të influencojë masën me aftësinë e saj unike muzikore. Ajo është një pioniere për gratë anembanë botës dhe një nga artistet e para që udhëheq globalizimin e muzikës latine.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article