Shayk dhe Brady, me hapa solidë drejt romancës

1 year ago 31
Reklamë
22:20 09/08/2023

Kampioni i Superbowl-it flet për një kapitull të ri në jetën e tij

Romanca e re mes Irina Shayk dhe Tom Brady po del gjithnjë e më tepër në pah. Pasi u fiksuan sëbashku nga paparacët, teksa kalonin momente të lumtura mes tyre larg syve të publikut në fund të Korrikut në Los Anxheles, modelja dhe ylli i futbollit amerikan po konsolidojnë lidhjen e tyre të re.

Në një postim të gjatë në Instagram, 7 herë kampioni i SuperBowl flet për një kapitull të ri në jetën e tij, pas ndarjes vitin e kaluar nga bashkëshortja, modelja e famshme nga Brazili Gisele Bündchen duke i dhënë fund martesës 13-vjeçare.

Në postimin ku ka publikuar edhe disa foto me vajzën dhe djalin e tyre gjatë një udhëtimi në Afrikë, Brady shkruan se këto ditë po i kalon duke u fokusuar vetvetja për të zbuluar një anë të tij më të mirë.

Një rrëfim për mediat e ka bërë edhe ish-bashkëshortja Gisele, e cila thotë se tani është në një fazë reflektimi për divorcin. Ndarjet, sipas saj asnjëherë nuk janë të lehta, por janë si të gjitha sfidat e tjera që ndihmojnë njerëzit që të rriten.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article