SHBA e BE dënojnë sulmin. KFOR: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë

11 months ago 20
Reklamë
15:41 24/09/2023

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndërkombëtarëve që kanë dënuar ngjarjen ku gjetën vdekjen 1 polic dhe u plagosën 2 të tjerë në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një reagim në rrjetet sociale shprehet se “Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”.

Ai shtoi se kryesuesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë.

Shefi i diplomacisë europiane, Jozef Borrell shprehet se këto sulme duhen ndaluar menjëherë, duke shtuar se “të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”.

Sakaq KFOR-i ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën në Banjskë të Zveçanit. Përmes një njoftimi për media, KFOR-i ka thënë se janë të pranishëm në këtë zonë dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur situatës, nëse kërkohet.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article