SHBA-ja pret që Izraeli të pranojë planin e armëpushimit, njofton zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

3 months ago 16
Reklamë

Sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, qeveria amerikane “është në pritje” që Izraeli të pranojë një propozim armëpushimi që do të fillonte me një ndërprerje gjashtë-javore të luftimeve në Gazë.

Plani me tre pjesë i prezantuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, do të ishte gjithashtu një “rritje” e ndihmës humanitare, si dhe shkëmbim i disa pengjeve përpara një përfundimi të përhershëm të luftës.

Propozimi, megjithatë, ka hasur në kundërshtimin e zëshëm nga disa anëtarë të qeverisë izraelite.

“Ne jemi duke pritur për një përgjigje zyrtare nga Hamasi,” tha Kirby, duke shtuar se SHBA-ja shpreson që të dyja palët të bien dakord për të filluar fazën e parë të planit “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gjatë asaj pauze fillestare gjashtë-javore në luftime, Kirby tha se “dy palët do të ulen dhe do të përpiqen të negociojnë se si mund të duket faza e dytë dhe kur mund të fillojë”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Në një fjalim televiziv, Biden tha se në fazën e dytë të planit do të ktheheshin të gjithë pengjet e mbetura të gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj. Më pas, armëpushimi do të bëhej “ndërprerja e armiqësive, përgjithmonë”.

Megjithatë së fundmi dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kërcënuan se do të largoheshin dhe do të rrëzonin koalicionin qeverisës të vendit nëse kryeministri Benjamin Netanyahu bie dakord për marrëveshjen.

Në mënyrë të ngjashme, Netanyahu ka këmbëngulur se nuk do të ketë armëpushim derisa të shkatërrohen aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe të lirohen të gjithë pengjet.

Kirby, nga ana e tij, tha se inteligjenca amerikane tani beson se Hamasi është degraduar ushtarakisht në atë masë sa nuk mund të përsërisë më një sulm si ai që luftëtarët e tij kryen më 7 tetor.

“Ne nuk kemi thënë se ato ende nuk përfaqësojnë një kërcënim të qëndrueshëm për popullin izraelit. Sigurisht që ata e bëjnë. Por ata nuk kanë aftësitë ushtarake për të bërë atë që bënë”.

Ndryshe, Biden është përballur me kritika të shumta për nivelin e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin, si dhe thirrjet për inkurajimin e palëve për negociata. /Telegrafi/

Read Entire Article